Përshkrimi i librit:
Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar. Viktima është një ish-agjent, i cili ruan një të fshehtë; ai është trafikant veprash arti në shërbim të një koleksionuesi misterioz. Për të shpëtuar mikun e tij, Gabrieli duhet të gjurmojë pikturën më të kërkuar në botë: "Lindja e Krishtit me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin" nga Karavaxho. Kjo detyrë e çon Gabrielin në një mision mjaft emocionues nga Marseja në Korsikë, nga Parisi në Gjenevë dhe në fund, në një bankë private në Austri, ku një njeri i rrezikshëm, kujdeset për pasurinë e paligjshme të një prej diktatorëve më mizorë në botë...
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Botimet Living
Botuar në: 2017
ISBN: 978-9928-216-23-6
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 420
Përmasat e librit: 154 x 232 x 27 mm
CHF24,50Price