Përshkrimi i librit:

Është i pari libër i plotë, që na njeh me hollësi me botën sekrete të kafshëve. Nuk është ajo bota e jashtme, për të cilën kemi dëgjuar e parë ngaherë, por është bota në të cilën ato fshihen e rehatohen, bota ku ndihen të sigurta e ku zakonisht lindin të vegjlit, pra, janë “shtëpizat”, foletë, strofkat, pallatet e tyre. Është mahnitëse, gati e papërfytyrueshme të shihni se si i ndërtojnë e i mirëmbajnë me imagjinatë dhe aftësi të jashtëzakonshme strehët e tyre bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë dhe se çfarë ka brenda në to... Shtëpitë e tyre janë tunele të nëndheshme, fole nëpër të çarat e shkëmbinjve ose në trungjet e pemëve, të bëra me baltë, me kashtë apo me dyll... Këto kafshë kanë një zotësi të tillë në këto punë, saqë edhe ne, njerëzit, ua kemi zili. Ky libër, që zgjon edhe kërshërinë e të rriturve, është hartuar nga një specialiste e shkencave natyrore me përvojë në botimet shkencore dhe edukative, si dhe nga një veterinere e apasionuar pas shkencave natyrore.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN:978-9928-287-85-4

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 64

Grupmosha: mbi 4 vjeç

Çfarë fshehin? Bota sekrete e kafshëve

SKU: 978-9928-287-85-4
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë