nga: Grant Cardone

 

Përshkrimi i librit:

Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë. Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv.

Rregulli 10X do t’jua shpërbëjë frikën, do t’ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t’ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg – dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun – në çdo fushë të jetës suaj.

Rregulli 10X ju orienton drejt mendësisë të cilën e ndajnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Synoni dhjetë herë më lart sesa situata ku ndodheni tani – dhe nëse dështoni, sërish do të jeni shumë më përpara nga ç’do të ishit nëse do të ruanit gjendjen ekzistuese.

Rregulli 10X ju mëson se si të: Arrini synime të cilat më parë i mendonit të pamundura

Caktoni siç duhet synimet dhe të garantoni përmbushjen e tyre

Krijoni nivele të jashtëzakonshme të lumturisë e të kënaqësisë në çdo fushë të jetës suaj

Përdorni frikën si motivim për të vepruar

Merrni gjithçka që dëshironi e të mos kënaqeni kurrë me pak

Dominoni konkurrencën dhe të bëheni një shembull i suksesit

Grant Cardone është një autor bestseller i New York Times-it, ekspert ndërkombëtar për shitjet, trajnues për shitjet dhe spiker motivues. Ai ka themeluar tre kompani miliona dollarëshe, përfshi Cardone Training Technologies, Cardone Group dhe Twin Capital Management. Ai banon në Los Angeles me gruan e tij Elena Lyons dhe vajzën e tyre Sabrina.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-261-12-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 262

10 X: Rregulli i vetëm që bën dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit - Grant

SKU: 978-9928-261-12-8
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë