nga: Peter Stanford

 

Përshkrimi i librit:

Cilido e ka një mendim për fenë. Ai mund të jetë pozitiv, mund të jetë negativ, por rrallë është asnjanës. Filozofi gjerman Fridrik Niçe, i cili shpall me besim në vitet 1880, se Zoti kishte vdekur, do të befasohej nëse shihte 120 vite pasi shkroi nekrologjinë e Zotit se feja është ende një prani e gjallërishme dhe gjerësisht e debatueshme në shkallë botërore. Ky libër është një përpjekje për t'u kthyer në elementët bazë dhe për të paraqitur një tablo të balancuar të asaj se çfarë është dhe çfarë nuk është feja, që nga zanafilla e saj, e sjellë kjo nëpërmjet historisë së saj si dhe uljeve dhe ngritjeve të saj, deri në atë se çfarë ajo mbështet në botën moderne. Polemistë të tillë si Richard Dawkins, libri i të cilit "Deluzioni i Zotit" i vitit 2007, ka dhënë aq shumë për të ushqyer dhe për të nxitur një paragjykim anti - fetar, argumenton se askush nuk mund të paraqesë ndonjëherë një tablo objektive të fesë. Ai mund të ketë të drejtë, por ka qenë përpjekja ime e përhershme nëpërmjet të gjithë asaj që vijon për t'i lënë mënjanë ndjenjat e mia dhe bashkangjitjen pas një sekti në njërin krah, për të paraqitur kështu një tablo të rrumbullakosur sa është e mundur.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: PLEJAD

Botuar në: 2012

ISBN: 978-9995-657-86-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 207

50 Ide Fetare - Peter Stanford

SKU: 978-9995-657-86-4
CHF16,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë