nga: Joanne Baker
Përshkrimi i librit:
Kur u thashë miqve të mi lidhur me këtë libër, ata hokatuan duke thënë se gjëja e parë që vërtet duhet të dini rreth fizikës është se - fizika është e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne të gjithë e përdorim fizikën çdo ditë. Kur shihemi në pasqyrë ose kur vemë syzet, atëherë jemi duke përdorur fizikën e optikës. Kur vendosim zilen e orës ne ndjekim kohën; kur ndjekim vijat në hartë ne navigojmë hapësirën gjeometrike. Celularët tanë na lidhin - nëpërmjet fijesh elektromagnetike të padukshme - me satelitët që vërtiten sipër nesh. Por fizika nuk është vetëm përsa i takon teknologjisë. Pa fizikën nuk do të kishte hënë, as ylberë, as diamandë. Madje edhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet tona ndjek ligjet e fizikës, shkencën e botës fizike.
Fizika moderne është plot me surpriza. Fizika quantum (kuantike) e çoroditi botën, duke vënë në pikëpyetje pikërisht konceptin e ekzistencës së objektit. Kozmologjia shtron pyetjen se çfarë është universi. Si u formua ai dhe përse ne jemi këtu? A është universi ynë i veçantë apo disi i pashmangshëm? Duke rrëmuar brenda atomit, fizikantët zbuluan një botë fantazmë, të fshehur, të grimcave thelbësore. Madje edhe tavolina më e fortë, prej drurit mogan, është kryesisht e përbërë nga hapësirë boshe, ku atomet e saj mbaheshin nga një strukturë forcash bërthamore. Fizika e ka zanafillën nga filozofia dhe deri diku ajo po rikthehet ndaj saj, duke dhënë pikëpamje të reja dhe të papritura të botës, e cila e tejkalon përvojën tonë të përditshme.
Gjithsesi, fizika nuk është vetëm një koleksion idesh imagjinare. Ajo i ka rrënjët te fakti dhe eksperimenti. Metoda shkencore vazhdimisht përmirëson ligjet e fizikës, ashtu si software i kompjuterit, ndërkohë që i vendosen bug-et dhe i shtohen module të rinj. Nëse dija e kërkon këtë, atëherë ndryshime madhore në mënyrën e të menduarit mund të ishin të pranueshme, mirëpo pranimi kërkon kohë. U desh më shumë se një brez që të pranohej në shkallë të gjerë idea e Copernicus-it se bota rrotullohet rreth diellit, por ritmi është shpejtuar dhe fizika kuantike si dhe relativiteti u integruan në fizikë brenda një dhjetëvjeçari. Prandaj, madje edhe ligjet më të suksesshëm të fizikës janë vazhdimisht në testim.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: PLEJAD
Botuar në: 2018
ISBN: 978-9928-183-39-2
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 210
SKU: 978-9928-183-39-2
CHF16,50Price