Përshkrimi i librit:

«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!»

«E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.»

«Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.»

«Më duket se do të ngel në provime.»

«Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.

» A të duken gjëra të njohura këto?

Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Bota shqiptare

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-00-324-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 352

Përmasat e librit: 139 x 205 x 25 mm

7 Zakonet e Adoleshentëve të Suksesshëm - Sean Covey

CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë