nga: Salih Zogiani Përshkrimi i librit: Pjesë nga libri "999 Anekdota" Kish qenë njëri duke lëvruar në arë. Andejpari kapërcejnë dy hajna. Po i thotë njëri hajn tjetrit: - A ia vjedhim njërin ka këtij lavërtari? Hajant merren vesh - njëri del në fund të arës e tjetri rri në krye të arës, ngat malit. Ky që kish dalë në fund të arës, kur erdhi lavërtari në krye të arës, ia nis e po pisket: - O, ti seri, - dhe shkarravitej nëpër tokë! I ndali lavërtari kiet dhe shkoi me vrap në fund të arës, të shihte pse po pisket ai njeri ashtu. Derisa lavërtari mbërrin në fund të arës, ky hajni tjetër e zgjidh njërin ka dhe hyn në mal. Po e pyet lavërtari ata që ish duke piskat: - Çka ke që po pisket kështu? - Valla, - po i thotë aj, - po bëj seri qysh po lëvron me një ka! Kthehet ky e po e sheh se në zgjedhë ish veç njëri ka, - e po thotë: - Vallahi, ti po bën seri, e unë po çuditem qysh nuk e kam pa prej sabahit.
999 Anektoda - Salih Zogiani
CHF18,00Price