nga: Jiddu Krishnamurti

 

Përshkrimi i librit:

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?
Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. 
Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. 
“Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore.”
Van Morrison
“Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje një ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm.”
Aldous Huxley

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pema

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9951-721-93-6

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 295

A mund të jetë mendja e qetë? - Jiddu Krishnamurti

SKU: 978-9951-721-93-6
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë