nga: Shkëlzen Gashi

 

Përshkrimi i librit:

Biografia e Shkëlzen Gashit e merr nji fëmijë që lind në nji familje llapjane, ia mbjell herët dashuninë për kombin e vet të copëtuem, e mandej e përplas veç nëpër krajata: në fëmini e len pa babë; në adoleshencë ia shpërngul shokët ma të mirë në Turqi; njimend ia mpreh gjatë shkollimit penën letrare, po sa nis me shkëlqye në shkrime, e ndryn burgjeve për mos me e lanë me shkruejtë ma; e liron mbas pak vjetësh me pa mos asht korrigjue, po e burgos prap për krejt nji dekadë sapo sheh se veç po burrnohet; e tëhuejson prej fëmijëve; i pëlqen me e mbajtë burgjeve sa e riburgos edhe për 15 vjet tjerë pa kurrfarë faji, e ia shkon plot 28 vjet të jetës në burg; në fund e nxjerr mesoburrë e ia qet përpara Milosević-in edhe për nji dekadë; nuk e len me i pri popullit të vet kundër tij; i shtin fëmijët e rrugëve me e sha pse refuzon m'e nënshkruejtë marrëveshjen e Rambouillet-së që don me ia lanë popullin nën autonomi; kur plas lufta ia len në dorë nji strukturë ushtarake të fraksionueme e cila e përzen prej vetes sapo nis me ardhë era pakëz shlirim; ditëve të bombardimit e end mirë e mirë rrugëve të Prishtinës; s’e rahaton familjarisht as me të tretën grue; e në fund, plak të vetmuem, ia len në derë Hashim Thaçit.

 

 

 

Adem Demaçi, Biografi - Shkëlzen Gashi

CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë