nga: John Raynes

 

Përshkrimi i librit:

Në periudhën helenistike (nga rreth vitit 330 deri në 100 p.e.s.) interesi për realizmin e tejkaloi idealizmin dhe çoi tek paraqitja e plakjes, e fëmijërisë dhe të emocioneve, këto të fundit të paraqitura me anë të qëndrimeve dhe shprehive. Në shekullin I p.e.s., grekët plotësuan e kërkesave për riprodhimin e kopjeve të skulpturave të famshme të mëparshme. Këto u shërbyen romakëve për të zbukuruar vendet publike.

Shumë shpejt pati një rënie të interesave anatomike, ndoshta edhe të aftësive të nevojshme. Cilado qoftë arsyeja, me hyrjen e shekullit të II e.s, çdo njohuri anatomike e barabartë me atë të grekëve të periudhës klasike dhe të periudhës helenistike u zhduk krejtësisht.

Rikthimi te një vizion “shkencor” i anatomisë u bë falë artistëve të Rilindjes italiane të cilët tentuan të rigjallëronin normat e nudos së lashtë. Artisti, i cili mbi gjithë të tjerët ia personifikoi këtë rikthim hulumtimit objektiv dhe të thellë të anatomisë njerëzore qe Leonardo da Vinci (1452-1519).

Shumë mes artistëve të tjerë të mëdhenj italianë si për shembull, Masaccio, Pollaiolo dhe Botticelli, tashmë e kishin studiuar nudon me kujdes para Leonardos, por qindra nga vizatimet anatomike që kanë mbetur të këtij të fundit, tregojnë se ai kishte shkuar më thellë nga çdo paraardhës i tij.

Në të njëjtën kohë, në Gjermani, Dürer vazhdonte studimet e veta anatomike, por frymëzimi i vinte nga vizitat e shpeshta që kishte bërë në Itali, ku kishte mundur të shihte veprat e atyre mësuesve të kësaj gjuhe të re.

Për të pasur një njohje reale të strukturës njerëzore është thelbësor objektiviteti. Duhet të vëzhgojmë pa paragjykime, të paktën fillimisht duhet të bëjmë të heshtë subjektiviteti ynë, i cili me një procesi të pandërgjegjshëm seleksionimi mund të na çojë të ndërmarrim vendime të nxituara.

Përkundrazi, duhet ta vëzhgojmë trupin e njeriut sikur të ishim vizitorë jashtëtokësorë që nuk kanë parë kurrë një formë si tonën. Kjo strukturë e çuditshme duhet studiuar, në mënyrë të mirëfilltë që nga themeli.

Duhet të pyesim veten si ka mundësi që ky grumbull bazamentesh dhe ingranazhesh, lëngjesh dhe indesh, arrin të mbahet drejt ndërsa forca e gravitetit e tërheq vazhdimisht për ta rrëzuar, dhe akoma më e jashtëzakonshme është se si arrin të lëvizë në mënyrë kaq të koordinuar.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-062-76-5

Formati: me kapak të hollë

 

Anatomia e njeriut për artistët - John Raynes

SKU: 978-9928-062-76-5
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë