Përshkrimi i librit:
Makbeth”, është tragjedia e ambicies kriminale dhe mëkatit, jo në ferrin e jetës tjetër, por në ferrin e kësaj jete. Gjëja më tragjike e kësaj vepre është se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harxhojnë heroizmin e tyre për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë veten. Tragjedia e Makbethit dhe Zonjës Makbeth, e përsëritur me qindra herë me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencore, që ka një gjyq këtu mbi dhe për të ligun. Nga tragjeditë shekspiriane, kjo është më e lehta për t’u kuptuar. Zhvillimi i subjektit është i qartë dhe natyral, aksioni rritet gjersa arrin në kulm me një simplicitet e një shpejtësi pothuajse klasike.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Onufri
Botuar në: 2007
ISBN: 978-99943-42-36-5
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 152
Përmasat e librit: 140 x 215 x 18 mm
SKU: 978-99943-42-36-5
CHF18,50Price