nga: Grigor Banushi

 

Përshkrimi i librit:

"Aromat e vjeshtës" është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve "Vdekja e Narcisit", "Fytyra e Djallit", "Mëria e Zanave" dhe "Simfonia e pambaruar". Romani i fundit e merr temën nga aktualiteti. Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive. Përshkrimet e mjedisit që e rrethon, ambiente të qytetit të Tiranës, por edhe të vendeve jashtë Shqipërisë, ku heroi gjendet herë pas here, plotësojnë tablonë e ditëve tona e cila pasqyrohet në romanin "Aromat e vjeshtës".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2018

ISBN: 9978-9928-217-80-6

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 343

Aromat e vjeshtës - Grigor Banushi

SKU: 978-9928-217-80-6
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë