nga: Erih Maria Remark

 

Përshkrimi i librit:

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.

Në orët e gjimnastikës, ai i shigjeton djemtë me vështrim të rreptë dhe u mban fjalime për atdheun në rrezik apo për madhështinë për t'i shërbyer shtetit, duke i udhëzuar e frymëzuar që të shkojnë vullnetarë.

Por kur janë në front, nxënësit e Kantorekut, nga Albert Kropi më inteligjenti i shkollës e deri te Paul Bojmeri, poeti që kërkon të shkruajë drama, e kuptojnë shpejt që nuk janë aspak "rinia e hekurt", e thirrur për të mbrojtur Gjermaninë në rrezik.

Zbulimi se terrori i vdekjes është më i fortë sesa madhështia për t'i shërbyer atdheut i befason qysh atë ditë kur, gjatë një sulmi, Jozef Bem, një shok shkolle i shëndoshë dhe i qetë, vritet egërsisht në llogore. Në pak muaj nxënësit e Kantorekut e ndiejnë veten të plakur, të dërrmuar, të privuar jo vetëm nga rinia por nga çdo e shkuar, ëndërr, shpresë.

I botuar për herë të parë më 1929, "Asgjë të re nga fronti i perëndimit" është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur "për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-217-90-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 252

Asgjë të re nga fronti i perëndimit - Erih Maria Remark

SKU: 978-9928-217-90-5
CHF16,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë