nga: Diana Çuli

 

Përshkrimi i librit:

Tashmë të gjithë fëmijët e njohin Zozonë, djalin çapkën që del nga Ipadi për të ndërmarrë aventurat e tij nëpër botën reale dhe virtuale. Por ja që ai na paska mbajtur një sekret: Zozoja ka një motër, e cila quhet Zhuzhu. Zhuzhuja do të jetë personazhi i ri i librit, dhe dy motrat, Bora dhe Zana, jo vetëm do të njihen dhe befasohen me aftësitë e saj, por gjithashtu do të na befasojë edhe ne me misionin e sa të rrezikshëm që do të ndërmarrë për të shpëtuar zanat dhe princët, të cilët jetojnë në ujërat e burimeve të lashta shqiptare, nga duart e një mbreti të lig. “Aventurat e Zhuzhusë” është pjesa e dytë e librit “Aventurat e Zozosë” dhe në të rrëfehet se çfarë rëndësie ka miqësia në jetën tonë, por gjithashtu edhe teknologjia.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Arka e Noes

Viti i botimit: 2020

ISBN: 978-9928-4555-6-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 56

Grupmosha: 6-13 vjeç

Aventurat e Zhuzhusë - Diana Çuli

SKU: 978-9928-4555-6-7
CHF16,50Price