Përshkrimi i librit:

Një udhëzues unik, i rrallë, i pari në shqip, për të apasionuarit pas programimit kompjuterik, si dhe për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si funksionojnë kompjuterat. Programi kompjuterik është tërësia e udhëzimeve që zbaton kompjuteri për të kryer një detyrë. “Të kodosh” ose “të programosh”, do të thotë të shkruash hap pas hapi udhëzime, të cilat i tregojnë kompjuterit se çfarë duhet të bëjë. Ky libër i udhëheq fëmijët në mësimin e kësaj gjuhe, duke nisur nga mësimet bazë dhe duke shmangur terminologjinë e vështirë. “Bazat e programimit” është i vetmi libër programimi që mëson dy gjuhët bazë të programimit, Scratch-in dhe Python-in, me shpjegime të thjeshta, hap pas hapi dhe të ilustruara, për ta bërë artin e ndërlikuar të programimit, shumë të lehtë për fillestarët. Më tej, fëmijët do të jenë të aftë të vazhdojnë me projekte më të përparuara, si dhe do të aftësohen t’i ndërtojnë vetë lojërat e tyre. Dhurojini fëmijës suaj një libër të tillë dhe me siguri, pas tij do të jepet e gjithë familja!

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-177-71-1

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 224

Grupmosha: mbi 10 vjeç

Bazat e Pogramimit Kompjuterik

SKU: 978-9928-177-71-1
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë