nga: Robert Elsie

 

Përshkrimi i librit:

Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan.

Rendi bektashian është sekt sufist alevit që gjendet në Anadoll dhe Ballkan, me prani të fuqishme në Shqipëri. Në këtë libër, i fundit i tij, Robert Elsie analizon bektashinjtë shqiptarë dhe merr parasysh rolin e tyre në historinë dhe shoqërinë e vendit. Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit.

Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Në fund e paraqet një katalog të figurave të shquara të bektashinjve shqiptarë në histori dhe legjenda. Ky libër është i pajisur me një udhëzues të plotë referencash për bektashinjtë në Shqipëri që do të jetë thelbësor për studiuesit e Ballkanit, sekteve islamike dhe historisë e kulturës shqiptare.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botimet Artini

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-803-29-8

Formati: me kapak të trashë

 

Bektashinjët shqiptarë - Robert Elsie

SKU: 978-9951-803-29-8
CHF45,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë