nga: Flutura Açka

 

Përshkrimi i librit:

Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende "materie" prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet?

Duket sikur diçka është zhvendosur në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e pamëshirshme është gatuar në zonat më të errëta të fatit.

Në këtë rrëfimin personal të sajin, autorja Flutura Açka, është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: "E pabir". Kështu thotë ajo se ka mbetur pas 5 majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm tetëmbëdhjetëvjeçar. Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një "udhëtim" personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj.

Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.

Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-221-37-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 368

Biri - Flutura Açka

SKU: 978-9928-221-37-7
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë