nga: Isuf Kalo

 

Përshkrimi i librit:

Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës në këtë libër ka rrëfyer sekretet e Bllokut. Kalo ka sjell kujtimet e tij personale, ku rrëfen raportet me personazhet e kohës, nga diktatori Hoxha, te bashkëshortja e tij Nexhmija, Ramiz Alia dhe shumë të tjerë që jetonin në zonën e Bllokut.

Rrëfimi im në këtë libër është fokusuar më shumë te dy protagonistë kryesorë: Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Kjo e fundit, sepse pati marrëdhënie të ngushta pune dhe miqësi të gjatë, të sinqertë me të. Mund të lindë pyetja: Përse tek ata dhe jo te Enveri, të cilin e kam njohur më nga afër, si mjek personal i tij, gjatë 12 viteve të fundit të jetës? Arsyeja është se dëshmitë në këtë libër shtrihen edhe më tej në kohën kur ai nuk ishte gjallë. Sidoqoftë, Enveri përmendet shpesh në këtë libër. Po ashtu, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu etj., pasi edhe ata i kam takuar dhe kam biseduar me ta si mjek. Veç kësaj për Enverin është folur e shkruar gjerësisht gjetkë. Ai ka shkruar vetë libra për jetën dhe veprimtaritë e tij. Kanë shkruar për të autorë shqiptarë dhe të huaj, si edhe Nexhmija, Ramizi apo të tjerë ish-bashkëpunëtorë të afërt. (Megjithatë, nuk përjashtohet që një ditë të shkruaj ede unë posaçërisht për të.) Ndërsa për Ramiz Alinë, përveç disa kujtimeve të përcipta të tij, fare pak është shkruar. Ai ka mbetur si i harruar, i njohur vetëm sipërfaqësisht. Ndoshta, për shkak se ai vetë pat preferuar më shumë që të fshihej sesa të dukej.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: UET Press 

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-236-78-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 264

Blloku - Isuf Kalo

SKU: 978-9928-236-78-4
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë