nga: Vincenzo Ceruso

 

Përshkrimi i librit:

Si kanë ndryshuar mafia, ndrangeta dhe kamorra në vitet e fundit, pas arrestimeve të rëndësishme të krerëve të tyre? A ekzistojnë ende bosët apo mafia është copëzuar në njëmijë realitete lokale që kontrollojnë vetëm pjesë të vogla të territorit? Apo ndoshta është bërë globale dhe tentakulat e saj shtrihen edhe përtej Italisë? Cilët janë sot liderët e klaneve? Të formuar në shkollën e vjetër të burrave të fjalës, ata jo vetëm përqafojnë rregullat e lashta të shoqërisë mafioze, por mendojnë për horizonte më të gjera, nga mafia deri tek jakat e bardha. Me gjithë goditjet shkatërruese nga shteti, me arrestimet e shumta (nga Riina deri tek Provencano, nga “Sandokani” deri tek krerët sanluçotë), krimit të organizuar, në fakt, nuk duket se i ka ardhur fundi. Duke lëvizur biznesin e tyre larg qendrës së vëmendjes, kumbarët modernë kanë krijuar një qark të shkurtër, ndoshta edhe më të rrezikshëm të masakrave të përgjakshme në rrugë: një krim i ri më pak i dukshëm, por edhe më kërcënues, në të cilin financa e lartë, politika dhe krimi shkrihen në një ndërthurje të pazgjidhshme fatale. Misteri i Hagadasë së Sarajevës.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Bota shqiptare

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-00-088-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 419

Bosët e rinj - Vincenzo Ceruso

SKU: 978-9928-00-088-0
CHF26,00Price