Përshkrimi i librit:

 

Ky libër është krijuar për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe për ata që sapo kanë nisur të lexojnë, ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve, që është vlerësuar si një mënyrë mjaft e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët që të shpalosin e të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj.

Po ashtu, në libër janë treguar edhe pesë histori të thjeshta e të këndshme, në të cilat janë përdorur edhe më shumë fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë që ata, qysh herët, të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të vogla.

Në fillim të librit gjendet një lloj udhëzuesi për prindërit, i cili i këshillon se si të bashkëpunojnë me fëmijën hap pas hapi.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-287-76-2

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 62

Grupmosha: mbi 3 vjeç

Bota e fëmijëve në 1000 fjalë

SKU: 978-9928-287-76-2
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë