nga: Lisa Brennan-Jobs

 

Përshkrimi i librit:

Lisa Brennan-Jobs erdhi në jetë aty nga fundi i viteve ’70, nga lidhja e dashurisë mes prindërve të saj, artistes Chrisann Brennan dhe Steve Jobs-it. E ëma ishte një grua ëndërrimtare, që ndiqte idealet e hipive për një jetë të çlirët, kurse i ati, para se të ndryshonte botën përgjithmonë, ishte njeriu që bëri të mundur komunikimin falas përmes telefonit.
Jeta e Lizës së vogël nuk qe e lehtë me një baba që nuk e njihte për bijë, që vetëm pas testit të ADN-së arriti t’i jeptë atësinë. Në sytë e saj fëminorë, Stive Jobs-i ishte një figurë mitike, jo fort i pranishëm në jetën e saj. Marrëdhënia me të atin do të mbetet gjithnjë komplekse dhe e mundimshme, me shumë keqkuptime dhe bashkëpunime, me nofka përkëdhelëse dhe heshtje të gjata, me afrime të përkohshme dhe gjeste thellësisht simbolike, por të heshtura: ndër të cilët, emërtimi Lisa i kompjuterit të parë pikërisht në nder të së bijës, siç pranon Jobs-i përpara Bono Vox-it (këngëtarit të njohur të grupit U2) gjatë një darke në Bregun e Kaltër.
Ndërsa vajza rritet, i ati duket se interesohet gjithnjë e më tepër për të, duke e futur në një botë të re vilash, pushimesh dhe shkollash private. Vëmendja e tij ishte drithëruese, por ai dinte të bëhej edhe i fohtë, kritikues dhe i paparashikushëm. Në shkollë të mesme, Liza vendos të shkojë të jetojë me të atin, me shpresën se ai do të bëhej babai që ajo kishte ëndërruar gjithmonë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pegi

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-233-99-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 414

Cironka - Lisa Brennan-Jobs

SKU: 978-9928-233-99-8
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë