Përshkrimi i librit:

“U gjenda sërish në një hotel me katër yje, me një burrë që premtonte me garanci një dashuri me katër yje për një javë të tërë. Jorgo dinte të merrte atë që dëshironte. Simonia e dinte se duhej t'i bënte lajka dhe unë kisha mbartur një ëndërr me shkëlqim dhe po vrapoja si e çmendur drejt askundit. Një kurth i rrezikshëm. Por, në fund të fundit, as ajo dhe as unë nuk kishim rezistencën e duhur të mos binim në dashuri me të. Madje, që të jem më e sinqertë, përmes saj dhe për shkak të saj unë e dashurova atë burrë. Më pëlqente imazhi që ajo i kishte krijuar atij për mua dhe më pas më çmendte dëshira erotike që shihja të ndriçonte në atë mënyrë te sytë e tij. Në çdo fjalë dashurie, një ylber. Përreth cepit të syrit të tij vezullonin petale të arta. Kishte momente kur ato petale të arta më magjepsnin aq shumë, sa doja vetëm të mbyllja sytë të mos verbohesha. Qëndroja për pak çaste e zhytur në kujtimin e së artës dhe pastaj, për disa çaste, errësirë e plotë, një vdekje e vogël! Për mua ngjyra e dashurisë nuk ishte blu, ishte e qelibartë dhe e artë”...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Neraida

Botuar në: 2012

ISBN: 978-99956-44-36-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 400

Përmasat e librit: 134 x 204 x 30 mm

Dashuritë e mëdha nuk veshin kurrë fustan nusërie - Mitsi Valaka

CHF24,90Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë