Përshkrimi i librit:

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma" . Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles".

Zanafilla e romanit ka qenë novela "Dasma e çuditshme", me subjekt prishjen groteske të një dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej të dashurit të fyer.

Ndonëse i shpërfillur prej autorit, romani është përkthyer në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur". Një radio-dramatizim i veprës, me titullin "Dasma dhe fantazma", është bërë prej BBC-së së Londrës më 1969.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-186-92-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 160

Përmasat e librit: 140 x 210 x 14 mm

Dasma - Ismail Kadare

CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë