nga: Dr. Mike Moreno
Përshkrimi i librit:
Në varësi të peshës që keni në momentin që nisni dietën, por edhe të metabolizmit tuaj, mund të humbisni deri në 5-6 kg, për 17 ditë. Sigurisht, sa më larg peshës ideale të jeni, aq më shumë kilogramë do të humbisni fillimisht.
Me këtë dietë do të humbisni peshë shpejt dhe do të eliminimoni dy pengesat e mëdha të rënies nga pesha: mendimin se nuk mund të bini nën njëfarë peshe të caktuar dhe monotoninë e dietave klasike.
Dr. Mike Moreno shkruan: “Secilin nga ciklet e dietës e kam hartuar në mënyrë të tillë që të përmirësojë një nga sistemet e ndryshme të trupit tonë, duke përfshirë sistemin e tretjes dhe të metabolizmit.
“Dieta 17-ditore” jo vetëm që do t’ju përshpejtojë procesin e rënies në peshë dhe do t’ju futë në udhën e jetesës së shëndetshme, por edhe do t’ju kalitë trupin për të luftuar dhjamin!”
OPINIONE TË NJERËZVE QË E KANË NDJEKUR KËTË DIETË
“Kjo është dieta më e mirë dhe më e shijshme që kam provuar. Ushqimi është i kënaqshëm. Ia rekomandoj çdo njeriu që dëshiron të humbë peshë dhe të ndihet mirë me veten.”
Rene Napoli
“Java e parë ishte e vështirë, veçanërisht zëvendësimi i kafes me çaj jeshil. Tanias që më shkon mendja për kafe, dhe të mendosh që isha tejet i dhënë pas saj! Kam qenë mishngrënës i thekur për vite të tëra dhe as që ma merrte mendja se gjithë ai ushqim më ishte bërë ‘barrë’. Zakonisht përpiqesha ta fshehja belin pas shtresave të rrobave, kurse tani dal vetëm me një T-shirt.”
Tom Heatley
“Kam rënë në dashuri me këtë plan për humbjen e peshës. Kam rënë 4,5 kg gjatë ciklit të parë dhe ndihem shkëlqyeshëm!”
Rebecca Springfield
Shtëpia Botuese: Pegi
Botuar në: 2017
ISBN: 978-9928-248-00-8
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 266
SKU: 978-9928-248-00-8
CHF21,00Price