nga: Kolë M. Berisha

 

Përshkrimi i librit:

Mos e përlyej murin me gjak - i kishte thënë mjeku kasap Kolë M. Berishës në Leskovc, teksa ua kishte bërë me dije milicëve se mund të vazhdonin ta rrihnin deri në alivanosje, sepse vlerësonte se ende kishte fuqi për ta përballuar rrahjen brutale. E kishte vlerësuar, bashkë me xhelatët e tjerë, se "krimi" për të cilin akuzohej: refuzimi që t'i ndërrohej emri i shkollës së mesme "Luigj Gurakuqi" në Klinë, ku kishte qenë sekretar, meritonte ndëshkimin që do të shërbente si shembull se çfarë mund t'i gjente të gjithë ata që ndanin mendimin me të.

Është libër-dokument të cilin duhet ta lexojnë sidomos brezat e rinj, sepse paraqet një pjesë shumë të rëndësishme të historisë sonë që dëshmon se çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ndodhën si rezultat i përpjekjeve, shpesh mbinjerëzore, të patriotëve që nuk luftuan për famë e pasuri, por për mbijetesën dhe mirëqenien e popullit të cilit i takojnë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: KOHA

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-685-99-3

Formati: me kapak të hollë

Ditari i një izolanti - Kolë M. Berisha

SKU: 978-9951-685-99-3
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë