nga: Grup Autorësh

 

Përshkrimi i librit:

“Dragonologjia”, më shumë sesa një libër, është një përvojë fantastike njohëse dhe argëtuese e kësaj bote që të lë pa frymë, e botës së dragonjve. Ajo është plot e përplot me ilustrime të specieve nga më të ndryshmet, fletëpalosje, harta, gjedhe nga lëkura e dragonjve që mund t’i prekni, zarfa të vulosur që kanë mesazhe të veçanta enkas për ju. Ky është një studim i plotë i dragonologut të njohur të shekullit XIX, doktor Ernest Drake, i cili, kur flitet për dragonjtë, ndan faktin nga miti. Ai i ka pagëzuar ata me emra latinë, hulumton mënyrën se si jetojnë, si arrijnë të fluturojnë dhe shpjegon arsyen e vërtetë të sjelljeve të tyre më të dëgjuara. Në brendësi, veç të tjerash, do të gjeni edhe një libërth me gjëegjëza dhe enigma të dragonjve... interesant!

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-4160-5-6

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 30

Mosha: mbi 8 vjeç

Dragonologjia

SKU: 978-9928-4160-5-6
CHF45,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë