nga: Konstandinos Kavafis

 

Përshkrimi i librit:

Kavafisi nuk e njeh shkreptimën dhe bubullimën e fjalëve. Kavafisi është esencë e mendimit poetik-filozofik. E veçanta dhe magjia e rrëfimit të tij qëndron te pikëvështrimi. Ai ka gjetur një pikëvështrim të jashtëm ku sheh çdo gjë, por atë nuk e sheh asnjeri. Autori e përdor rrëfimin dhe ritmin si një stërnip homerik. Kavafisi shkruan shkurt dhe qartë. Ai është substancial. E nis poezinë aty ku duhet, jep aq sa duhet dhe e mbyll poezinë atje ku duhet.

 

NJË PLAK

Në kafenenë e zhurmshme, tej në thellësi,
përkulur mbi tryezë, një plak i vjetër rri,
me një gazetë para, i vetëm fillikat.

Përbuzjen i ndien të mjerës pleqëri,
mendon: sa pak gëzoi në rini,
kur kish forcë, fjalë, bukuri pa cak.

E di, u plak shumë, e shikon, e ndien,
kohë e rinisë i duket e afërt si dje,
sa kohë e shkurtër, shkurtaqe kohë.

Mendon si e mashtronte dinakja Urtësi
dhe gjithnjë e besonte: – Eh, ç’marrëzi!
Gënjeshtarja i thoshte: – Nesër ke shumë kohë.

Vrullet e hershme, mendimit i zënë vend,
sa gëzim flijoi, sa njohje të pamend,
çdo rast të humbur tani e tall, përqesh.

Nga mendimet e gjata, kujtimet e pafundme,
plaku u trallis, u lëshua në gjumë,
aty në kafene, mbështetur mbi tryezë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-780-02-5

Formati: me kapak të hollë

Duke pritur barbarët- Konstandinos Kavafis

SKU: 978-9951-780-02-5
CHF21,00Price