nga: Sophie Kinsella

 

Përshkrimi i librit:

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake...

Blerja për të "është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit." Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot.

Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron.

Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. E fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2007

ISBN: 978-9992-759-77-6

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 314

E fiksuar pas dyqaneve - Sophie Kinsella

SKU: 978-9992-759-77-6
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë