nga:  Emily Griffin

 

Përshkrimi i librit:

Ndërsa rriteshin, Xhozi dhe Meredith Garland kishin një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, pavarësisht se ndonjëherë edhe ziheshin. Xhozi ishte impulsive, e gjallë, e papërmbajtur, kurse Meredithi punëtore, e menduar dhe e përmbajtur. Kur i goditi tragjedia, lidhja e tyre delikate u shpërbë.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e ish të dashurit u regjistrua në klasën e saj. E vendosur të realizonte të ardhmen që kishte ëndërruar gjithmonë, Xhozi vendosi ta merrte vetë në duar çështjen.

Nga pamja e jashtme, Meredithi ishte vajza model me jetën e përsosur. Avokate e suksesshme, ishte martuar me një burrë të mrekullueshëm dhe kishin një vajzë të bukur katërvjeçare. Megjithatë, Meredithi ndjehej e pakënaqur dhe jo e qetë, pyeste veten nëse kishte zgjedhur jetën që duhej apo atë që kishte dëshiruar vërtet.

Ndërkohë që afrohej përvjetori i tragjedisë dhe të fshehtat e dhimbshme nisën të dilnin në sipërfaqe, Xhozi dhe Meredithi jo vetëm duhet të përballen me çështjet që i ndanë, por edhe me zgjedhjet që kanë bërë. Në udhëtimin drejt kuptimit dhe faljes, të dyja motrat zbulojnë se kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë nga sa ua kishte marrë mendja dhe se, në kërkimin e lumturisë së vërtetë, dashuria është gjithnjë e para.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-00-450-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 420

E para vjen dashuria - Emily Griffin

SKU: 978-9928-00-450-5
CHF24,50Price