Përshkrimi i librit:

Nëpërmjet këtij libri do të arrini ta ndani faktin nga trillimi për aq shumë çështje, sa do të mbeteni të mahnitur. A është e vërtetë se ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Po rrufeja, vërtet nuk bie dy herë në të njëjtin vend? A e dinit se ju jeni më i gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje? A u shpik vërtet rastësisht penicilina? Libri përmbledh fakte të pazakonta dhe çështje tërheqëse, çdonjëra prej të cilave shoqërohet me foto shumëngjyrëshe që i bëjnë ato më të gjalla për sytë tuaj. Ky libër do të ishte një dhuratë e përsosur për fëmijën tuaj kureshtar, pse jo, edhe që ai të mburret pak para shokëve! Vetëm se, pastaj duhet të mateni pak më shumë kur t’i thoni se duhet të hajë spinaq që të bëhet më i fortë... E vërtetë apo e gabuar është kjo?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN:978-9928-177-72-8

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 192

Grupmosha: mbi 7 vjeç

E Vërtetë apo e Gabuar

SKU: 978-9928-177-72-8
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë