nga: Spiro Qirko

 

Përshkrimi i librit:

Ky botim, i pari në këtë format, plotëson një nevojë të kaherëshme të një teksti bazë për formimin dhe aftësimin e kardiologeve shqiptare me këtë teknikë baskekohore, që e ka zanfillën në Shqipëri që prej vitit 1982.

Dalja në dritë e tij do të shëbejë jo vetëm për kardiologët, mjekët e përgjithshëm, reanimatorët dhe specializantët e kardiologjisë brenda vendit, por edhe për ata që jetojnë në trevat shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Teksti përfshin thuajse të gjitha teknikat ekokardiografike me një shtrirje nga teknikat klasike në ato bashkëkohore duke pasqyruar përparësitë dhe mangësite e tyre. Librin e përshkon lajmotivi “jo ekokardiografi për ekokardiografi”, por “ekokardiografi ne funksion të klinikës”.

Hartimi i tij është produkt i një bashkëpunimi autorësh shqiptarë dhe të huaj, ndër më të vlerësuarit e ekokardiografisë europiane dhe botërore, të cilët patën mirësinë të jepnin ndihmesën e tyre të vyer sidomos në shtjellimin e disa teknikve ekokardiografike të viteve të fundit.

Libri përmban një numër të madh figurash të një cilësie të lartë, pa të cilat përmbajtja e tekstit nuk do të përthithej në shkallën e duhur.

Bibliografia e pasur dhe bashkëkohore mundëson hapjen e horizonteve të reja për hulumtime të thelluara në këtë fushë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: PEGI

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-175-90-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 504

Ekokardiografia klinike - Spiro Qirko

SKU: 978-9928-175-90-8
CHF84,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë