nga: Grup Autorësh

 

Përshkrimi i librit:

Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.

 

Honore dë Balzak: “El Verdugo” (“Xhelati”) – Dramë sa e dhimbshme aq edhe llatarisëse e një periudhe lufte gjakatare.

 

Alfons Dodë: “Shapaten luanëvrasësi”. – Aventurë e këndshme prej mburraveci, përshkruar me stilin e lezetshëm e plot humor të epokës artistike Bidermajer.

 

Gystav Flover: “Legjenda e Shën Zhyljen Mikpritësit” – Legjendë e rrëfyer në një stil të lartë e rrënqethës për fajin dhe për shlyerjen e mëkatit.

 

Anatol Frans: “Çështja e Krekëbilit” – Historia e përshkruar në mënyrë spontane, por thellësisht tronditëse, e një skandali juridik.

 

Gi dë Mopasan: “Zonjusha Perlë” – Një pjesë kronike familjare, ku ngërthehet një tragjedi e kamufluar me shumë kujdes.

 

Prosper Merimè: “Mateo Falkone” – Sagë për krenarinë e pamëshirshme të një thjeshtësie fisnike.

 

Stendal: “Eliksiri i dashurisë” – Aventurë dashurore melodramatike.

 

Alfred dë Vinji: “Dialogu i Panjohur”  - Një miniaturë historike tërë shkëlqim e dritë.

 

Emil Zola: “Një banjë” – Romancë tejet interesante e plot hijeshi, përshkruar në një stil elegant e qesëndisës.

 

Secila prej këtyre novelave ka, si në përmbajtje ashtu edhe në aspektin artistik, cilësi nga më të spikaturat.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Santori

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-4116-7-9

Formati: me kapak tëhollë

Fletët: 280

Eliksiri i dashurisë, Novela të zgjedhura

SKU: 978-9928-4116-7-9
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë