nga: Grup Autorësh

 

Përshkrimi i librit:

A mund të gjeni Lumin Amazona në hartën e botës? Po Malin Fuxhi? A e dini ndryshmin midis fjalës kërbisht dhe parzëm? A mund të dalloni një arkeopteriks, si dhe të gjeni ndryshimin mes një topi bejsbolli e një topi tenisi? Jo? Atëherë ky libër, që është hartuar krejt ndryshe nga librat e tjerë më parë, do t’ju ndihmojë mjaft. Ai përmban 5 kapituj me një gamë të gjerë çështjesh nga shkenca, natyra, gjeografia, historia dhe kultura, si edhe 50 pyetësorë. Së pari, janë faktet plot kërshëri me të cilat do të ushtroheni e do të mprihni mendjen, pastaj vjen sfida. Çdo pyetësor, i përfshirë në rubrikën “Provo veten” ka tri nivele vështirësie: për fillestarë, për sfidues e pastaj për gjenitë. Ju do të përpiqeni të përqasni fjalët me figurat e panumërta, të sakta e të mrekullueshme. Po mos kujtoni se është e lehtë... Kur të mendoni se i keni kapërcyer të gjitha vështirësitë, kontrolloni përgjigjet; ato janë shkruar kokëposhtë në fund të faqes.  

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-287-54-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 200

Enciklopedia e Gjeniut

CHF29,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë