nga: Dafina Buçinca

 

Përshkrimi i librit:

Romani është autobiografik dhe në të rrëfehet për përjetimet e një fëmije në luftë. Autorja e romanit shprehet se nëpërmjet këtij romani ka sjellë kujtimet e trishta e të tmerrshme të luftës. Ajo thotë se rrëfimi nuk është vetëm për të, por për të gjithë fëmijët shqiptarë të mbetur pa fëmijëri, shkaku i luftës. 

 

Në fillim të romanit e kemi këtë kushtim: “Për fëmijërinë time të humbur. Të vjedhur nga lufta. Për lojën e fëmijërisë që u zëvendësua nga lajmet, plumbat, njerëzit pa koka, flaka e tymi. Për kujtimet e fëmijërisë, pesha e të cilave është tepër e madhe. Për fëmijërinë time pa Babë dhe për Nanën që mori rolin e tij!”

 

Dafina shprehet se një kohë të gjatë e ka munduar frika e humbjes, harresës, zbehjes së kujtimeve, prandaj edhe gjatë dy viteve të fundit është marrë intensivisht me shkrimin e këtij roman, që tashmë ka parë dritën e botimit. “Kujtimet e përjetimet e mia tashmë do të jenë në dispozicion të lexuesit të gjerë, edhe si përkujtesë për tërë atë që ka ndodhur në luftën në Kosovë, për të mos harruar kurrë”, shprehet ajo.

Secila nga tri pjesët e romanit përbëhet nga kapituj që mbajnë brenda nga një ose dy ngjarje të përjetuara drejtpërdrejt, të rrëfyera nga personazhi kryesor, Dafina, mbështetur në kujtesën e saj të fuqishme. Rrëfimi i ngjarjeve është kronologjik, duke përfshirë periudhën nga viti 1987, viti i lindjes së Dafinës e deri në vitin 1999, kur çlirohet Kosova. Por, përqendrimi i rrëfimit është sidomos në vitet 1998-1999. Ndërkaq, epilogu është rrëfim për rivarrimin e eshtrave të babait të saj, që ka humbur jetën gjatë luftës.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Artini

ISBN: 978-9951-803-60-1

Viti i botimit: 2021

Vendi i botimit: Prishtinë

Fëmijë në luftë -  Dafina Buçinca

SKU: 978-9951-803-60-1
CHF23,00Price