nga: Madeleine Albright

 

Përshkrimi i librit:

Shekulli i XX u karakterizua nga përplasja mes demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë miliona njerëz të vdekur në përplasjet mes tyre. Duke marrë parasysh këto tmerre njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpitërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Tek vepra “Fashizmi, - një paralajmërim” autorja rrëfen përvojën e saj nga jeta si fëmijë në Europën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e shquar e saj si diplomate.

Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të XX por tani përbën kërcënimin më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çd kohë kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa prapa. Në shumë vende, faktorët ekonomikë, teknologjikë dhe kulturorë po dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djatha dhe të majta.

Fashizmi – një paralajmërim është një libër për kohën tonë, qpor që ka vlerë në të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë por që ka ndihmuar në forëmzimin e saj, thirrja e tij për tu ngritur na jep mësime që duhet ti kuptojmë dhe shtron pyetje prej të cilave duhet t’u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten tonë, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Fan Noli

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-266-91-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 310

Fashizmi – nje paralajmërim - Madeleine Albright

SKU: 978-9928-266-91-0
CHF24,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë