nga: Ali Dhrimo

 

Përshkrimi i librit:

• Fjalori i ri gjermanisht – shqip, fryt i një përpunimi rrënjësor e të thelluar të fjalorëve të mëparshëm të autorit
• Ka një rritje të ndjeshme të numrit të fjalëve të reja, të kuptimeve dhe të shprehjeve
• Përmban 61 mijë fjalë
• U jep përparësi fjalëve nga gjuha e sotme: gjuha e mediave, e filmit dhe e teatrit, e jetës së përditshme në zyrë, në punë të tjera, në dyqane, në rrugë e kudo
• Lë jashtë fjalët e vjetra ose që janë në vjetrim e sipër, historizmat e dialektizmat, terminologjinë e fushave të ngushta, duke mbajtur më të rëndësishmet për një formim e komunikim bashkëkohor
• Bën rishqyrtimin tërësor të strukturës së mjaft zërave
• Ka një numër të pazakontë shprehjesh e thëniesh nga gjuha e sotme, nga jeta e përditshme, shprehje e thënie të qëndrueshme popullore dhe fjalë të urta
• Është një vepër e përditësuar në të gjitha drejtimet duke mundësuar një kuptim shumë të mirë të gjuhës gjermane dhe duke rritur mundësinë e përkthimit nga kjo gjuhë në gjuhë të tjera
• Ka të dhëna të hollësishme gramatikore dhe një skicë të gramatikës gjermane me shumë vlerë edhe për ata që duan të nisin mësimin e gjermanishtes pa mësues
• Zbaton për herë të parë në fjalorët gjermanisht – shqip e anasjelltas drejtshkrimin e ri të gjuhës gjermane
• Jep në një vëllim të vetëm gjithçka të rëndësishme për gjuhën gjermane
• Është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm për specialistët, studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe për këdo që do të mësojë gjermanishten ose ka interes për këtë gjuhë
• Mundëson leximin dhe kuptimin pa vështirësi të letërsisë artistike, të teksteve të ndryshme nga lëmi i shkencës e i teknikës si: mjekësia, industria, botanika, zoologjia, bujqësia, elektronika, mekanika etj.
• Jep gjithçka që duhet për të komunikuar në gjuhës gjermane

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: EDFA

Botuar në: 2007

ISBN: 978-99943-972-1-1

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 1492

Fjalor Gjermanisht - Shqip, Ali Dhrimo

SKU: 978-99943-972-1-1
CHF64,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë