nga: Orhan Pamuk

 

Përshkrimi i librit:

Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.

Djaloshi ynë do të ndjekë pas usta Mahmutin, një mjeshtër i hapjes së puseve me teknika të vjetra, diku në një provincë jo larg prej aty, e që pak vite më vonë do të jetë thjesht një lagje informale e qytetit.

Por djaloshi ëndërrimtar, i magjepsur nga rrëfimet e vjetra, nga librat dhe ëndrrat që i sheh nën yje në fushë të hapur ku punon, do të trazohet kur të takojë Flokëkuqen e Ongorenit, një grua gati dyfishi i moshës së tij, pa e ditur se dikur ajo vetë ia kishte rrëmbyer zemrën e të atit në ato rrëmuja politike që ndoqën historinë turke pas grushtit të shtetit. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai do ta braktisë dhe do ta lërë në pus ustain e tij të dashur dhe do të jetojë më pas tridhjetë vjet me ndjesinë se e ka vrarë.

Duke luajtur me mitet e Lindjes dhe Perëndimit, atë të Edipit të Sofokliut (atëvrasjes) dhe Rustemit e Syhrabit (djalëvrasjes), duke vendosur në qendër një grua flokëkuqe që vërtit botën e vogël të rrëfimit të tij, Orhan Pamuk ngre një histori të mrekullueshme të dashurisë së përbotshme babë-e-bir, duke përfshirë në të shndërrimin e Stambollit dhe të vetë kësaj bote të madhe.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9928-221-08-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 312

Flokëkuqja - Orhan Pamuk

SKU: 978-9928-221-08-7
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë