nga: Ismail Kadare

 

Përshkrimi i librit:

Botuar me një tirazh prej 30.000 kopjesh, vetëm disa muaj para ikjes së autorit nga Shqipëria, kjo vepër nuk arriti të ndalohej veçse përgjysmë.

"Ftesë në studio" është një pasqyrë e saktë se gjer ku kishte shkuar mendimi i përparuar shqiptar në fillim të vitit 1990.

Për lexuesin e sotëm duket gati e pabesueshme se si një libër i tillë, ku nuk ka asnjë gjurmë robërie, mund të jetë shkruar e botuar në regjimin komunist.

Gjatë leximit të veprës lexuesit i krijohet përshtypja se komunizmi ka rënë në Shqipëri. Ndonëse shumë faqe të këtij libri kanë qenë nxjerrë nga shënime të hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua në fund të vitit 1989 e në fillim të vitit 1990. Në pranverë të atij viti, pas një letërkëmbimi zhgënjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi për ta lënë Shqipërinë ka qenë shtysa kryesore për ta mbaruar me ngut librin.

Ky vendim ka kushtëzuar njëfarë fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, që ndonëse përpiqesha ta besoja si të përkohshme, kishte ditë kur më dukej se mund të ishte e gjatë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2012

ISBN: 978-9928-164-11-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 232

 

Ftesë në studio - Ismail Kadare

SKU: 978-9928-164-11-7
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë