nga: Fatos Kongoli

 

Përshkrimi i librit:

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli vjen me romanin e radhës “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati.

Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me “bonsens”.

Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit. Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar.

Një realitet i egër, me problemet e shumta dhe kontrastet e thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Toena

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-277-35-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 288

Gënjeshtarë të vegjël - Fatos Kongoli

SKU: 978-9928-277-35-0
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë