nga: John Carreyrou

 

Përshkrimi i librit:

I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, “Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporatave që nga “Enron”-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve të guximshme të Silikon Vallejit...

Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO i “Theranos”-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose “njëbrirëshi”, premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku.

Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve “Theranos”-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë.

Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme.

Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botart

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-286-73-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 368

Gjak i keq - John Carreyrou

SKU: 978-9928-286-73-4
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë