nga: NEVENKA TROMP

 

 

Përshkrimi i librit:

Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ).
Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar. Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi, nuk u arritën, arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme. Ky libër nxjerr në dritë të dhëna nga koleksioni i provave shkresore dhe në procesverbale, që përbëjnë dokumentacionin e procesit gjyqësor – burime që do të ishte gati e pamundur të shfrytëzoheshin pa dorën udhëzuese të një personi të brendshëm – për t’u mundësuar lexuesve të gjurmojnë fijet e morisë së përshkrimeve historike.
Vlera e kësaj metodologjie spikat veçanërisht në rastin e Millosheviqit, pasi, duke qenë edhe i pandehur, edhe avokat mbrojtës i vetvetes, ai reagoi e ndërveproi pothuajse me të gjithë dëshmitarët, si dhe pati mundësinë të jepte përgjigje për provat e paraqitura kundër tij. Duke zbuluar pamje të shpejta të sjelljes së shpalosur nga Millosheviqi në gjykatë gjatë mbrojtjes së tij, bashkë me citime të provave të përzgjedhura me kujdes nga një arkiv i vëllimshëm që pak studiues e njohin, ky libër dëshmon se dokumentacioni i këtij procesi gjyqësor dhe dokumentacioni i proceseve gjyqësore në përgjithësi përbëjnë vërtet një
burim historik të paçmuar. Në themel të vëllimit qëndron ideja se çdo dokument i një procesi gjyqësor të krimeve çnjerëzore në masë, qoftë ky proces i përfunduar apo i papërfunduar, përbën dëshmim të ngjarjeve të kaluara, jep ndihmesë në interpretimet e një periudhe historike dhe ndikon në formimin e kujtesës kolektive.

 

Shtëpia Botuese: Pema

Botuar në: 2021

Formati: me kapak të trashë

 

Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit - NEVENKA TROMP

CHF32,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë