nga: Wilkie Collins

 

Përshkrimi i librit:

Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha.

Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet më të njohura në mbarë botën.

Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e çoroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot.

Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtëpinë e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-it krijoi një zhanër të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze.

"Gruaja me të bardha" nga Wilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi më mënjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative.

Fokusuar në ngjashmërinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmonë me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me të bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçantë në letërsinë botërore.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Omsca – 1

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-132-98-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 325

Gruaja me të bardha, vol. 2 - ( Wilkie Collins)

SKU: 978-9928-132-98-7
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë