nga: Astrit Hykaj

 

Përshkrimi i librit:

Thana lulëzon e para, dhe piqet e fundit!

«Mendohu gjysmë ore - i tha dikush në anën tjetër të telefonit. U kthye nga Teqja, ra në gjunjë dhe thirri: O Zot, me gjithë shpirt. Të tjerëve përreth në livadhin mes ahishtës, u erdhi keq për të. Brenda tridhjetë sekondave vendosi të nisej.

Vrapoi për të marrë çantën e krahut me ato pak sende të veta dhe teksa po dilte jashtë, sytë i shkuan te urëzat e zjarrit.

Njëqind a ca vjet më parë stërgjyshi i tij, bashkë me kushëririn ishin vrarë në gjumë nga fisi Shala. Në përpjekje dëshpëruese për t’ua kthyer pushkën dhe trupat e tyre pa jetë, të bamë shoshë prej plumbave ishin shkrehur pranë urëzave të zjarrit.

Fqinji që kishte ndjellë gjakësin dhe që pastaj kish marrë pjesë edhe në varrimin e tyre, vinte herë pas here, si pa të keq mbas darkave për të kaluar kohën me pjesëtarët e tjerë të familjes së të vrarit. Pa kaluar shumë kohë, përmes flakëve të zjarrit rreth të cilit kalonin orë të tëra, atij kishte filluar t’i shfaqej fytyra e njërit prej të vdekurve ndërkohë që zëri i tij i trishtuar i ushtonte ne vesh. Më preve në Besë!»...

Kështu nis novela dhe me këtë klithmë mbyllet, si një varg vuajtjesh të pafundme të vendit që ende lëngon edhe nën dhimbjen e pa shpresuar të autorin, ndonëse me brengën e përjetshme të shkrimtarit që nuk e sheh të shëruar vendin e tij në mënyrë që të ecë me kokën lart në rrugën e zhvillimit e të përparimit...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: UEGEN

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-034-00-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 110

Henor Harea - Astrit Hykaj

SKU: 978-9928-034-00-7
CHF16,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë