nga: Philippe Chassaigne

 

Përshkrimi i librit:

Zotërinj, Anglia është një ishull dhe e mira është që ta lë me kaq. Kjo fjali, me të cilën politologu André Siegfried e hapte kursin e tij të historisë së Ishujve Britanikë, në Sorbonë, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, u bë legjendë. Fakti është se Anglia i ka magjepsur pareshtur francezët, se ata e shohin si një vend me një hijeshi paksa të kaluar kohe, të paaftë që ta harrojë krejtësisht madhështinë e vet viktoriane ose anasjelltas, si mbretërinë e sipërmarrjes së lirë, ku vijnë e ngulen gjithnjë e më shumë të rinjtë, “vendimmarrësit” e kontinentit. Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo gjithëpërfshirës, por që synon të vërë në dukje momentet kyçe të vektorëve të një të kaluare aq të gjallë, edhe sot e kësaj dite.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-426-04-8

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 488

Historia e Anglisë - Philippe Chassaigne

SKU: 978-9928-426-04-8
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë