nga: Geert van Istendael
Përshkrimi i librit:
Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason, sqaron në këtë libër Geert van Istendael.
Ai e bën këtë me një stil të pashoq, herë shumë i ashpër, herë shumë i dashur, por, mbi të gjitha, besnik ndaj fakteve dhe mjaft objektiv. Kushdo që e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër. Kushdo që nuk e do Belgjikën, duhet ta lexojë këtë libër.
Pra, të gjithë duhet ta lexojnë! Që në botimin e tij të parë, më 1989, libri pati sukses të jashtëzakonshëm. Deri tani ai është ribotuar 17 herë; katër herë autori e ka rishikuar tekstin deri në detaje. Një vepër e dokumentuar më së miri dhe shumë tërheqëse ... Një nga librat holandezë dhe belgë më interesantë!
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Dituria
Botuar në: 2014
ISBN: 978-9928-103-84-0
Formati: me kapak të trashë
Fletët: 336
SKU: 978-9928-103-84-0
CHF22,50Price