nga: Henrik Meinander

 

Përshkrimi i librit:

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse, për ta përmbyllur me transformimin e saj gradual në një shtet të pavarur e të modernizuar, me një komb të vetëdijshëm.

Libri i Meinanderit përqendrohet në rajonin e vendeve baltike, duke e lidhur trajektoren e historisë finlandeze me momentet kyç të ngjarjeve shoqërore, politike e strukturore të Europës. Me mjeshtëri, arrin të gërshetojë politikën me ekonominë e kulturën, për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore të Finlandës nga shtetet e tjera dhe përvetësimin prej këtyre të fundit të risive teknologjike e trashëgimisë kulturore të saj.

Një pjesë të mirë të studimit, Meinanderi ia kushton historisë bashkëkohore, duke u ndalur në përfshirjen e spikatur të Finlandës në ngjarjet europiane e baltike të kohëve të fundit dhe duke analizuar ndikimin që mund të kenë pasur ato në zhvillimin e mëvonshëm të saj. As botuesit, as autorit nuk u mungonte vetëbesimi, kur vendosën t'i propozonin lexuesit këtë studim për historinë e Finlandës...

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-103-62-8

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 280

Historia e Finlandës - Henrik Meinander

SKU: 978-9928-103-62-8
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë