nga: Georges Duby

 

Përshkrimi i librit:

Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë te epokave të ndryshme, bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla në ditët tona. Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore.

Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë oú tout se tient: mënyra jetese dhe të prodhimit, besime dhe praktika fetare, krijime artistike dhe letrare, ideologji, mendim filozofik dhe progres shkencor.

Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh në veçanësinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke brenda një kombi.

 

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2012

ISBN: 978-9928-103-46-8

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 1176

Historia e Francës (nga zanafilla deri në ditët tona) -Georges Duby

SKU: 978-9928-103-46-8
CHF34,90Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë