nga: Pierre Milza
Përshkrimi i librit:
Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? Apo mos ndoshta lipset filluar nga gjysma e dytë e shekullit të tetëmbëdhjetë, kur përshfaqen edhe shenjat e para të ndjenjës kombëtare dhe nis të lulëzojë stina e madhe e Risorxhimentos, lëvizjes për bashkim kombëtar? Pikërisht kjo e fundit qe teza mbizotëruese në një diskutim të madh për këtë temë në vitet '20.
Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit. Por kujdes: nuk mjafton të rendisësh, të rrëfesh, të përshkruash.
Natyrisht, duhet të shpjegosh se cilido nga këto elemente kombinohet me të tjerët dhe kontribuon për të përvijuar kuadrin e një gadishulli që ka marrë kështu, pavarësisht nga shumë episode dhe veçori të tij, një individualitet të spikatur historik.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Dituria
Botuar në: 2012
ISBN: 978-9928-103-30-7
Formati: me kapak të trashë
Fletët: 968
SKU: 978-9928-103-30-7
CHF26,00Price