nga: David Christian

 

Përshkrimi i librit:

Asnjeri s’e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e cak. Ky karvan është i shumëllojshëm, shumëngjyrësh, kakofon dhe i mistershëm. Edhe pse herët a vonë ne njerëzit do të shkëputemi prej tij, karvani do të shkojë përpara. Në të ardhmen e largët, do të vijë koha që edhe bashkudhëtarët tanë, njëri pas tjetrit, t’i shkëputen karvanit laraman që do të venitet e do të tretet sërish në oqeanin e energjisë që e polli. Çfarë është gjithë kjo turmë e çuditshme me të cilën udhëtojmë? Cili është vendi që na takon në këtë karvan? Prej nga është nisur dhe ku po shkon? Si do t’i vijë fundi?

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. Tani jemi në gjendje ta bëjmë këtë, sepse kemi në dorë shumë më tepër copëza të mozaikut të dijes që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si duket tablloja e plotë. Kjo arritje mbresëlënëse është shënuar vetëm kohët e fundit.

 

Shtëpia Botuese: Pema

Botuar në: 2021

Formati: me kapak të hollë

Historia e origjinës - David Christian

CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë