nga: Robert Mantran

 

Përshkrimi i librit:

Perandoria Osmane ishte një formacion ushtarak që e kërcënoi vazhdimisht dhe seriozisht Europën Perëndimore. Me fuqinë e saj politike dhe ushtarake, u bë faktor i rëndësishëm në ekuilibrin politik të forcave në Europë në shek. XVI-XVII dhe një faktor në formëzimin politik të Europës së sotme. Kjo perandori me një shtrirje trekontinentale, përbën një pjesë shumë të rëndësishme të historisë botërore, pasi ajo përjetoi Mesjetën e Vonë, Kohërat e Reja dhe ato Moderne dhe, falë pozicionit gjeopolitik që gëzonte, kontrolloi rrugët kryesore tregtare të botës. Lexuesi shqiptar do të njihet me një segment të rëndësishëm të historisë së tij kombëtare dhe, ç'është më e rëndësishme dhe e re për botimet historike shqiptare, atij i jepet mundësia që të njihet me vendin e viseve shqiptare dhe të shqiptarëve në kuadrin e këtij formacioni politik perandorak. Rreziqet e vazhdueshme që Perandorisë i vinin nga Perëndimi, bënë që viset shqiptare, ndonëse periferike, të mbeteshin gjithnjë në vëmendjen e politikës dhe diplomacisë osmane.

 

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2004

ISBN: 978-99927-59-30-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 732

Historia e Perandorisë Osmane - Robert Mantran

SKU: 978-99927-59-30-5
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë